Lider në përgatitjen e kuadrove profesionale për lëmitë më të kërkuara në tregun e punës.

Pse shkollën tonë!

Arsimim dhe aftësim cilësor

Arsimim, edukim dhe aftësim me shkathtësi profesionale, të aftë për tu afruar më shpejtë dhe më leht tregut të punës, brenda komunës, Republikës së Kosovës, në tregun evropian-BE, por edhe më gjerë.

Perspektivë

Krijimi i një perspektive profesionale, personale dhe familjare në drejtim të zhvillimit të familjes dhe shoqërisë.

Kabinete bashkëkohore

Shfrytëzimi i kapaciteteve që i ka shkolla me pajisje dhe makineri të kohës bashkëkohore, ne kabinete, punëtori dhe laboratore, për profilet arsimore profesionale që i posedon si dhe mësimin në vendin e punës-biznes, me marrëveshje bashkëpunimi që kemi, të kërkuara nga tregu i punës, sipas standardeve të profesionit, dhe tregut të Bashkimit Evropian.

Personel arsimorë pedagogjik dhe profesional

Personel arsimorë pedagogjik dhe profesional, me kualifikime/përgatitje arsimore profesionale për të gjitha lëmitë/drejtimet që i posedon instituconi jonë si: Elektroteknikë, Ekonomi, Juuridik, Teknologji ushqimore, Bujqësi, Laborant të Shkencave Natyrore, Tekstil, Komunikacion, Makineri, me disa profile arsimore profesionale në kuadër të tyre si dhe me mundësi të zgjërimit edhe me profile/profesione të reja, të kërkuara nga tregu i punës.

Lëmitë mësimore

Elektroteknikë

Me profilet përkatëse: Dizajn Softueri, Zhvillues i Aplikacioneve Softuerike, Informatikë, Telekomunikacion, Instalues Elektrik, Energjetikë

Ekonomi

Me profilin: Tregëti me pakicë dhe shumicë.

Juridik

Me profilin: Asistent juridik.

Tekstil

Me profilin: Konfeksion

Teknologji ushqimore

Me profilin: Teknologji e përpunimit të ushqimit.

Laborant i Shkencave Natyrore

Me profilin: Laborant i Kimisë

Bujqësi

Me profilin: Hortikulturë

Makineri

Me profilet: Operator i Makinave me Dirigjim Kompjuterik, Automekanik, Metal Punues,, Komunikacion, Instalues i ngrohjes e klimatizimit, ujësjellësit e kanalizimit

Qendra e Karrierës

Për më tepër informacione na vizitoni në faqen tonë në Facebook!

QK

Urime pensionimi profesoreshë Ramize Murati

Për ty e nderuar, e respektuar, pishtare e dijes! Sot, me rastin e pensionimit tënd, profe Ramize Murati, nuk kemi dhuratë që të shpërblejmë për kontributin që ke dhënë për arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave me dekada të tëra në punën tuaj në arsim, prandaj, stafi i IAAP Jonuz Zejnullahu të urojmë shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm.

Je e mirëpritur gjithmonë në mesin tonë për të dhënë mendimin dhe këshillat tuaja dhe asnjeherë nuk do të mungoni në festat tona.

Qofsh krenare gjithmonë, ashtu siq është stafi ynë, drejtoria, nxënësit dhe Komuna e Vitisë që patëm nderin të punojmë me ty!

-->