Teknik i Elektronikës

Teknika e elektronikës është fushë studimi dhe aplikimi i mjeteve dhe koncepteve elektronike për dizajn, ndërtim, testim, dhe mirëmbajtje të pajisjeve elektronike. Kjo përfshin njohuritë për qarkun elektrik, punën e elementëve elektronikë, si tranzistorët, rezistorët, kondensatorët, induktivitetet, dhe diodat, si dhe për metodat e përdorura për të projektuar dhe punuar me këto pajisje në aplikacione të ndryshme, duke përfshirë fushat si telekomunikacioni, teknologjitë e informacionit, elektronika industriale, sistemeve të ngjashme, dhe shumë të tjera. Teknika e elektronikës është thelbësore për zhvillimin e teknologjisë së ditës së sotme dhe të ardhshme. Nxënësit tanë mund të punësohen në:

  • Industri të telekomunikacionit: Punë në kompani të telekomunikacionit për zhvillimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të komunikimit, përfshirë rrjetet celulare, infrastrukturën e internetit, dhe pajisjet e transmetimit të sinjalit.
  • Teknologjitë e informacionit: Mund të punojnë në kompani që zhvillojnë dhe mirëmbajnë sisteme të ndryshme kompjuterike, pajisje periferike, infrastrukturë të rrjeteve, dhe softuer të specializuar.
  • Industria elektronike: Punë në kompani që prodhojnë pajisje elektronike të ndryshme, duke përfshirë pajisje konsumatore, pajisje industriale, dhe pajisje të specializuara.

Stafi i mësimdhënësve

Njomëz Sylejmani

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Bardhyl Sylejmani

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Bajram Sylejmani

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Musli Neziri

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Mos hezitoni!

Realizoni qëllimet tuaja në shkollën tonë!

Apliko