Informatikë
Në ditët e sotme nuk paramendohet puna pa përdorimin e kompjuterit në asnjë sektor, prandaj ky drejtim do ti avancoj nxënësit që të kenë përgatitjen e duhur rreth teknologjisë informative. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Informaticienti mund të punësohet në:
- Ndërmarrje (firma, kompani) që merren me ofrimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit.
- Dyqane që shesin dhe montojnë kompjuterë dhe pajisjet periferike të tyre.
- Vetëpunësohen si ofrues i shërbimeve nga lëmi i Teknologjisë së Informacionit sipas kërkesave të klientit.