Menaxhmenti i Shkollës!
Ali Bislimi
Drejtor i shkollësLuljeta Kadriu
Sekretare e shkollësHistoriku i Shkollës
Me kërkesën e organeve të shkollës, Departamenti i MASHT-it mori vendimin për ndarjen e Shkollës së mesme "Kuvendi i Lezhës" në Gjimnaz dhe Shkollës profesionale më 02.08.2001. Vendimi hyn në fuqi më datën 03.09.2001.
Në bazë të këtij vendimi SH.M.P. "Jonuz Zejnullahu" vitin shkollorë 2001/2002 e fillon si e pavarur në objekt të veqant.
Drejtori i parë u zgjodh Elfete Zuka me profesion inxhiniere e diplomuar e Makinerisë,e cila këtë post e ushtroi për tetë vite.
Shkolla starton me 249 nxënës në 9 paralele për vitin e parë, viti i dytë 242 nxënës në 9 paralele, viti i trete 211 nxënës në 8 paralele dhe në vitin katërt 117 nxënës në 4 paralele.
Drejtimi i Elektroteknikës me 429 nxënës me kët profile: Elektroteknik i kompjuterëve, Elektroteknik i energjetikës, manipulant i PTT.
Drejtimi i Makinerisë me 30 nxënës me këto profile: Teknik makinerie, Tornitor, Automekanik, Teknik i komunikacionit.
Shkolla ka pas një bashkëpunimtë mirë me GIZ, SWISS-CONTACT, KEDP, ATLAS LOGISTIC me të cilët janë trajnuar mësimdhënësit.
Objekti shkollorë, edhe pse i vjetëruar, deri diku plotësonte nevojat shkollore pasi kishte 19 dhoma mësimi, dy kabinete, atë të kompjuterëve dhe ate të energjetikës si dhe punëtorinë e Makinerisë të pajisur me makinat e nevojshme metalprerëse (4 torno, 3 makina shpuese shtyllore, 1 makinë fezuese, 1 makinë retifikuese, 1 makinë zdruguese, 1 sharrë elektrike, 1 aparat saldues me kabinë për saldim, pajisjet për saldim me oksi-acetilen si dhe 15 tavolina punuese të kompletuara me pajisje të nevojshme si qelësa, dara etj.) të dhuruara nga shoqata Gjermane Kapanamur me z. R Nojdek.
Ky institucion, në vazhdimësi është mbështetur në forma të ndryshme si nga BE, Fondacioni Kosovë-Luksemburg që me komunë tonë ka marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje në projekte të natyrave të ndryshme disa vite e radhë dhe ende është duke ndihmuar, pastaj nga organizata donatore, mbështetëse të Arsimit Profesional.
Projektet nga BE, financuar nga Axhencioni Austriak për Zhvillim-me projektin Alled-1 "harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës", ku ky institucion ishte furnizuar me paisje për kabinetin e Teknologjisë ushqimore, i përcjellë me laboratorin për analiza të produkteve ushqimore dhe të përbërjes gjeofizike të tokës, Qendra e Karrieres në Shkollë - bashkëfinancim i Helvetas (Zvicër) e K.Vitisë, Qendra Kreative financuar nga MZHE e R.Kosovës, e furnizuar me pajisjet më të reja të Teknologjisë Informative si: Arduino Uno, RaspberryPI, Litle Bits etj.
Në vazhdim ishin këto projekte: -Alled-2 nga BE-ADA Austriake "Harmonizimi i Arsimit Profesional me kërkesat e tregut" - Furnizimi i institucionit me pajisje bashkëkohore të IT-së. - "Fondi i Sfidave Rajonale"-RCF/"Fondi i Sfidave të Kosovës", Qeveria Gjermane dhe financuar nga Banka Gjermane-Renovimi dhe furnizimi i punëtorive me pajisje/makina në fushën e Makinerisë.
Shkolla jonë do të vazhdoj me bashkëpunim në këto projekte, deri në implementim.
Do të vazhdoj bashkëpunimi me institucionet komunale, shtetërore dhe organizata donatore të arsimit në R.Kosoves, në realizimin samë të suksesshëm të misionit dhe vizionit të IAAP-së, ku qëlimi kryesorë është: Përgatitja e gjeneratave të reja me shkathtësi profesionale të gatshëm për tregun e punës.