Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit si dhe
ujësjellësit e kanalizimit
Në këtë drejtim, nxënësi aftësohet për instalimin e pajisjeve të ngrohjes, klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes solare, instalimin e ujësjellësit në të gjitha sistemet e mundshme, të brendshme dhe të jashtme si dhe montimin e elementeve sanitare. Pas përfundimit të shkollës, nxënësit tanë mund të punojnë në:
- Firma, kompani që ofrojnë shërbime të ngrohjes dhe shërbime sanitare.
- Hapin biznesin e tyre dhe punësojnë të tjerë.
- Vazhdojnë studimet në drejtimet përkatëse.